Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka zbuluar vilën me vlerë ‘760 mijë euro’ që një koleg i ‘opozitës së vërtetë, sipas, tij ka nxjerrë në shitje. Sot Bardhi ka zbuluar të tjera të dhëna nga vila e deputetit demokrat, ku për shkak të publicitetit, ironizon ai, vlera e vilës është ulur e ka shkuar 670 mijë euro.
‘E rëndësishme është që për shkak “të publicitetit” çmimi i vilës është ulur’- teksa ka publikuar edhe të dhënat, e vilës që është në shitje.
Nëpërmjet të dhënave të publikuara nga Bardhi, Shqiptarja.com ka zbuluar edhe vilën luksoze që ndodhet tek Gjiri i Lalzit, e sipas tij, është në pronësi të një deputeti të PD-së, ish-ministër në kohën e qeverisjes së Berishës./ shqiptarja.com
g.kosovari