Kuvendi i Republikës ka rrëzuar rezolutën e iniciuar nga ish-kryeministri Berisha dhe një grup deputetësh të Komisionit të Rithemelimit, për të dënuar genocidin serb në Bosnjë.
Me 51 vota kundër, Kuvendi vendosi që të vijojë me rendin e ditës të miratuar në Konferencën e Kryetarëve dhe të rrëzojë propozimin e ish-kryeministrit Berisha për dënimin e masakrës së Srebrenicës.
“Nuk miratohet, janë 51 vota kundër dhe 15 vota pro”, tha Lindita Nikolla
Më herët kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, e bëri të qartë se maxhoranca nuk do i japë kurrë mbështetje nismave që vijnë nga Komisioni i Rithemelimit i përfaqësuar nga Sali Berisha.
“Po ne mund të biem dakord të bëjmë rezolutë për të gjithë këtë çështje por kurrë një rezolutë që të vijë me firmën tënde të botës së përtejme. Ti nuk merr dot asnjëherë asnjë mbështetje asnjë propozim këtu katër vite sa të jesh këtu nuk do jesh katër po nejse, do flasim”, tha Balla./m.j