Vendimi i GJKKO-së për një çështje paralele ka zbuluar se SPAK-u po mban të fshehura transkripte që shfajësojnë mjekun Edvin Prifti, të pezulluar nga detyra.
Për ata që nuk janë të njohur me çështjen, e nisim rrëfimin nga fillimi…
Kardiokirurgu Edvin Prifti u arrestua në shkurt të vitit 2021 me akuzën se mori ryshfet nga ish-kryesekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi për t’i operuar nënën. Emri i tij kishte dalë nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.
Pas tre javësh në paraburgim ai u lirua, por ngjarja i kushtoi reputacionin dhe detyrën.
E më shumë se një vit më vonë, hetimi i së njëjtës çështje paralele tregoi se Edvin Prifti i çonte pacientët në spitalin shtetëror dhe jo në atë privat.
Gjyqi i Mallkuçit ka zbuluar transkripte që SPAK nuk i kishte treguar më parë ku zbulohet një rast i stimuluar për dhënie rryshfeti me mjekun Prifti, por që kishte dështuar.
Në këto transkripte kardiokirurgu me zërin e tij i thotë bashkëbisedueses (kryeinfermieres) se pacientja (nëna e Mallkuçit) duhet të shtrohet në QSUT të operohet dhe i thekson se s’ka pse të paguajë. Kjo bisedë është e datës 02.07.2020.
Dalja në dritë e këtyre përgjimeve ngre pyetjen: Pse SPAK nuk e kishte përfshirë këtë përgjim në dosjen e Edvin Priftit?
Prokurori që kërkoi dënimin e Edvin Priftit është Altin Dumani ndërsa një i afërm i tij në repartin e kardiokirurgjisë në QSUT është përfitues direkt pas “djegies së Priftit”.
Edvin Prifti është i vetmi autoritet në fushën e mjekësisë që guxoi të shkruante në mënyrë kritike dhe profesionale në lidhje me efektet dhe problematikat e vaksinave Covid.
Goditja ndaj Priftit mund të jetë një çështje e montuar dhe potencial për kompromentimin e prokurorit Altin Dumani në konflikt interesi. Ndërkohë Prifti mbetet i pezulluar/Hashtag.al/m.j