Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara dhe se është kusht themelor që të mos përsëritet.
Berisha ka shprehur solidaritet me viktima boshnjake.
“Të dashur qytetarë, kjo seancë shënon një moment të rëndësishëm, në jetën e këtij parlamentit dhe po kaq me rëndësi për kombin shqiptar.
Nisma e deputetëve të Grupit të PD për të dënuar gjenocidin serb në Bosnjë është nismë që synon nderimin e 8 mijë viktimave të Srebrenicës, në tërësi burra dhe djem të besimi myslimanë, të vendosur në një zonë të mbrojtur nga OKB, ka synim të shprehë nderimin për viktimat e kësaj barbarie më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore të regjistruar në Europë,.
Ka synim të shprehë solidaritetin me boshnjakë, ka synim të dënojë një akt të pashembullt. Udhëheqësit aktual me në krye Aleksandër Vuçiç janë arkitektë të këtij gjenocidi. Kemi detyrim për të dënuar këtë denoncim.
Vuçiç tha për çdo serb të vriten 100 boshnjakë”, tha Berisha, duke shtuar: “Shqipëria ndihmoi gjatë luftës në Bosnjë në të gjitha mënyrat, ka marrëdhënie miqësore me Bosnjen, ndaj ju ftoj zotëri të votojmë këtë rezolutë si një detyrim madhor të një kombi , për të detyruar Serbinë të njohë krimet e saj që ta bazojë tek paqja bashkëpunimin me fqinjët e tij.
Ne kemi detyrim madhor ta dënojmë këtë genocid që është sanksionuar nga Gjykata e Hagës dhe Gjykata e Krimeve të Luftës në ish-Jugosllavi. Ështe genocid i faktuar dhe i pranuar nga vendet e qytetëruara. Nëse Ballkani sot ndodhet në këtë situatë dhe nuk ecën drejt BE-së, një nga shkaqet është qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar ndaj Aleksandër Vuçiç, përgjegjësit të genocidit. Ky njeri është një Putin i vogël i gatshëm ta përsërisë atë në çdo kohe”.
Nderkohe qe Berisha “harron” se ne vitin 1995 kur u krye masakra serbe ne Sebrenice, ka qene ne kulmin e thyerjes se embargos se OKB ndaj Miloshevicit, duke furnizuar me nafte makinen e tij luftarake./m.j