Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi u përplas me deputeten e Partisë Demokratike, Ina Zhupën. Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ teksa po diskutonin për temën e parkut të Butrintit.
Klosi bëri të ditur se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe alarmuar siç është bërë deri më tani, pasi Butrinitit s’do ti ndryshohet asgjë.
PJESË NGA DEBATI:
Blendi Klosi: Kjo është një vepër e madhe dhe shumë mirë që po e ngrejmë dhe shumë mirë që po flasim për një zonë që do të jetë një nga më të bukurat në mesdhe. Po ti duhet të jesh shumë mirë se po hidhen para, çfarë po të shqetëson moj e dashur, po ta vjedhin, po ia ndryshojnë emrin Butrintit, po të sjellin më shumë turistë në Sarandë. Po ç’do vjedhin, ata po sjellin para dhe nuk po marrin.
Blendi Klosi: Je deputete e Sarandës, ku ta gjesh..