Shërbimi i Rojës Kufitare të Ukrainës ka rifituar kontrollin e 1200 kilometrave të kufirit në rajonet e Kievit, Sumy dhe Chernihiv: dy të tretat e të cilit janë një kufi rus.
Lajmin e bëri të ditur Drejtori i Departamentit për mbrojtjen e kufijve shtetërorë, Leonid Baran gjatë një konference për mediat, por sipas tij rreziku mbetet ende pasi masat klasike të mbrojtjes së kufirit nuk mjaftojnë. Aktualisht ai tha se po veprohet për inspektimin e detajuar të zonës dhe krijimin e pikave shtesë./m.j