Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në vend, një ditë pasi në Theth humbi jetën një turist gjerman.
Këtë të martë mësohet se ka rënë në humnerë një tjetër turist, kësaj here nga Franca. Ai ka rënë në një humnerë në fshatin Gjoçaj, ndërsa për ngjarjen kanë raportuar në spital banorët e zonës. Deri më tani informacionet janë të pakta në lidhje me ngjarjen dhe nuk dihet gjendja shëndetësorë e turistit.
Ditën e djeshme, vlen të theksohet se nga rënia në humnerë humbi jetën D. J. nga Gjermania, ndërsa mbeti e plagosur shtetasja gjermane M. S., 28 vjeçe
Kjo e fundit po eksploronte zonën e Valbonës, së bashku me shtetasin D. J., 30 vjeç, i cili duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur, me dëborë, ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë dhe për pasojë humbi jetë, ndërsa 29 vjeçarja ndodhet në spital.
Gjithashtu, pak ditë më parë dy turistë polakë humbën jetën pasi u aksidentuan në Kryebushat të Shkodrës.
/a.r