Një shumë e madhe parash është sekuestruar në Lushnje nga forcat e policisë, para të cilat i janë gjetur një 47-vjeçari nga Roskoveci.
Bëhet fjalë për 108.600 Euro, që ju sekuestruan 47-vjeçarit me iniciale I.R. Këto para dyshohet se burojnë nga aktivitete të paligjshme.
Shuma e parave u gjet gjatë kontrollit në makinën dhe shtëpinë e 47-vjeçarit. Po kështu atij iu gjetën një armë gjahu dhe fishekë. 47-vjeçari u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale pastrim parash pasi nuk vërtetonte dot burimin e ligjshëm të parave, si dhe për mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë.
/a.r