Për Monika Kryemadhin, hetimi për inceneratorët do të nxjerrë emra të tjerë në pah, të lidhur me abuzime dhe projekte fiktive. Sipas kësaj, këto të fundit janë dhënë nga ujësjellësit dhe Agjencia për Zhvillimin Bujqësor e Rural.
Gazetari Lorenc Vangjeli insistoi disa herë gjatë emision ‘Kontrast’ për emra dhe ajo Kryemadhi pranoi se bëhet fjalë për ministren Frida Krifca, që dikur drejtonte AZHBR.
“Kompanitë që kanë bërë evazionin fiskal tek inceneratorët, dalin edhe te Ujësjellësi edhe tek AZHBR-ja. Duke gjurmuar inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës rezultuan se kanë fituar tendera 1,2 milionë euro në bashki por pa bërë asnjëlloj punimi. Se çfarë punimi do të bëjë në ujësjellës në Fier një firmë që merret me kantinë vere? Dhe kompania që merret me ujësjellësin shkon merr X milionë euro te AZHBR-ja që në atë kohë drejtohej nga Frida Krifca. Dhe projekt nuk kishte gjëkundi. U jam drejtuar me shkresë dhe nuk më kanë dhënë informacion për projektin pasi pretendojnë se janë secrete. Si qenkan sekrete paratë e taksapaguesve europianë që jepen për shqiptarët?” – tha Monika Kryemadhi për ‘Kontrast’.
Ajo shtoi se Edi Rama do ta ‘lëshojë’ para SPAK-ut ministren e Bujqësisë, ashtu sikurse në rastin e ish-zv,ministres Rovena Voda. Kjo sipas Kryemadhit, sepse Krifca nuk ka vota sikurse edhe Voda.
Ndërkohë, gazetari Vangjeli prej kohësh ka pralajmëruar se nga hetimi i çështjes së inceneratorëve me gjasë ka dalë me probleme edhe një personazh i njohur i politikës, i papërfshirë drrejtëpërdrejt tek inceneratorët, por emri i të cilit ka dalë gjatë hetimit të kësaj çështje.