Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar në seancën e Gjykatës Speciale në Hagë, se akuzat e ngritura ndaj tij janë të mbështetura mbi bazën e gënjeshtrave të Serbisë.
Krasniqi u shpreh se nuk do ta kishte besuar faktin që juristë të shkolluar në vende me demokraci liberale, të ngrenë akuza bazuar në gënjeshtra.
Ai i ka konsideruar akuzat, si një goditje ndaj një populli që ka kërkuar liri dhe shtetndërtim.
“Mbase jam gabim, por kurrë nuk kisha besuar sikur mos të ishte ky rast, se juristë të shkolluar në vende me demokraci liberale, me traditë që pretendojnë se punojnë në një sistem të drejtësisë për të bërë drejtësi standarde, guxojnë të ngrenë një akuzë që mbështetet vetëm mbi bazën e gënjeshtrave të Serbisë dhe e cila cënon rëndë jetën, lrinë dhe të drejtën e individit”, tha Krasniqi.
Më herët gjatë ditës së sotme, u zhvillua seanca ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, të cilët gjatë fjalës në seancë e deklaruan veten të pafajshëm.
g.kosovari