Regjisori Leka Bungo i ka adresuar një letër publike kryeministrit Edi Rama.
Ai i kërkon që të ndërmarrë të gjitha iniciativat e nevojshme për një kujdes të specializuar shëndetësor për kompozitorin Limoz Dizdari i cili po përballet me pasojat e Covid-19.
“Leter për Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqiperisë!
Ju lutem të merrni në konsiderate kërkesën e cila pa dyshim nuk është vetëm e imja, për t’ u kujdesur, si kurëse keni vepruar edhe në ndonjë rast tjetër të veçante, për mjekimin e kompozitorit dhe artistit të shquar Limoz Dizdari, i cili ndodhet në spital në gjendje të rënde. Ju lutem për një përkujdesje të veçantë dhe për një mjekim më të specializuar. Në radhë te pare eshte njeri dhe se kontributi i tij për artin dhe popullin e tij është i veçantë. Mbetem me shpresë në dashamirësinë tuaj”, mbyll mesazhin e tij Bungo.
g.kosovari