Rreth 26,000 trupa ruse janë vrarë që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, sipas një njoftimi të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës në përditësimin e saj të fundit, shkruan BBC.
Ditën e djeshme, Rusia regjistroi humbjet më të mëdha në Avdiivka, në veri të qytetit ukrainas Donetsk.
Sipas njoftimit, Ukraina ka shkatërruar:
1170 tanke
2808 mjete të blinduara
519 sisteme artilerie
185 sisteme raketash
87 sisteme kundërajrore
199 avionë
158 helikopterë
1980 automjete dhe cisterna karburanti
12 varka
380 drone
41 njësi pajisje speciale dhe 94 raketa
BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë këto pretendime.
g.kosovari