Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vizituar sot në burgun e Hagës, ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
“Hagë – Për vizitë tek Presidenti Thaçi” – shkruan Rama në rrjetet sociale teksa poston videon e mëposhtmë.
Kujtojmë se Thaçi akuzohet për krime lufte. Po sot ish-presidenti i Kosovës u deklarua i pafajshëm për disa akuza të reja që kanë paraqitur Dhomat e Specializuara me seli në Hagë.
Gjatë seancës për paraqitje të mëtejme më 10 maj, Thaçi tha se nuk i ka kuptuar akuzat sepse kanë qenë shumë të deklaruara, por tha se deklarohet i pafajshëm.
“Deklarohem i pafajshëm, megjithëse lëndën nuk e kam lexuar dhe nuk e kam kuptuar, por deklarohem i pafajshëm”, tha ai, teksa mori pjesë në seancë përmes video-lidhjes nga Qendra e Paraburgimit në Hagë.
/a.r
Zgjidheni Hashim Thaçin president.E meriton ⭐