Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar ditën e sotme se Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka hapur një tjetër hetim ku të përfshirë janë zyrtarë nga maxhoranca, por edhe nga opozita. Ai ka deklaruar se dhe ai vetë ka pasur prova, të cilat i ka dorëzuar.
“Në një situatë të tillë, di që SPAK ka në hetim çështje që nuk janë bërë publike. Çështje që kanë brenda edhe këta të opozitës dhe maxhorancë. Në të njëjtën çështje janë brenda. Besoj se është shpejt për të folur por kam dorëzuar në SPAK materiale për këtë gjë. Kam pasur prova dhe kam vënë në dispozicion.
Atë që kisha e dorëzova. Dhe kjo më krijon bindje se SPAK nuk po mban anë. Reagimi i kryeministrit tërhoqi vëmendje. Unë besoj se është lëvizje taktike për spostim vëmendje. Nga ana tjetër në gjithë këtë histori mesa duket ato sondazhet e brendshme, po i duket sikur veprimet që ka bërë SPAK i ka minuar pritshmërinë e publikut.”– deklaroi Hoxha në “abcnews”.