Në emisionin ‘Open’ në News24 u zhvilluan debate mes analistit Neritan Sejamini dhe Dritan Hilës.
Ndërsa foli për akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK, Hila theksoi se kryeministri është në të drejtën e tij të kërkojë nga SPAK hetime.
Por nga ana e tij Sejamini u shpreh se qëllimi i SPAK është të nxjerrë para drejtësi politikanët aktivë.
Hila, drejtuar analistit Sejamini tha se ai nuk po bën gjë tjetër veçse propagandë qeverisë
Dritan Hila: Mendoj që Rama ka gjynahet e veta, por në këtë politike të deformuar o mund të kërkohet të hetosh Berisha dhe Metën, duke nisur edhe nga floriri.
Ti je në një vend ku SPAK e ngrite për të goditur këto koka, pastaj se u bë ligji të merreshin edhe më çështje që nuk kishin lidhje, nuk e kuptoj se SPAK duhet të merrej me çështjen e Dibrës. Kemi të bëjmë me një kryeministër që ka të drejtën e vet të kërkojë hetime sepse këtyre njerëzve ju ka ardhur në majë të hundës që përgjegjësit e këtij tranzicioni 30-vjeçar nuk hetohen…Saliut i është trashur zëri sepse nuk e merr njeri në pyetje. SPAK është ngritur mbi themele mbi ujë…Prokurorët janë të rrahur me politikën, kryeministri ka marrë votën e popullit dhe del e kakaris aty…
Neritan Sejamini: Ti mendon që SPAK është bërë për histori, muze që merret me të shkuarën…
Dritan Hila: Ky vend vetëm vidhet…Ti po i bën propagandë qeverisë
Neritan Sejamini: Nuk po bëj propagandë. Qëllimi i SPAK është të nxjerrë para drejtësi politikanët aktivë. Korrupsionin e bën qeveria e ka bërë dhe qeveria e shkuar dhe duhet hetuar, por besoj që korrupsioni i sotëm është më i rëndësishëm…
Dritan Hila: Deri sa shmang Berishën dhe Metën…/m.j