Rusia akuzohet se po tenton të strehojë ushtarakët e saj në shtëpitë e braktisura në qytetin Kherson. Një përditësim i inteligjencës ukrainase thotë se trupat ruse u kanë kërkuar shoqatave të strehimit në dy rrethe të ndryshme lista të pronave boshe.
Kherson, në jug, është i vetmi qytet i madh që Rusia ka fituar që nga fillimi i pushtimit në shkurt.
Përditësimi ukrainas sugjeron se Kremlini po përpiqet të forcojë kontrollin e tij atje: duke shtuar pikat e kontrollit dhe patrullimet dhe duke u përpjekur të bindë popullsinë vendase që t’i nënshtrohet regjimit të ri.
Rusia është përpjekur të sjellë rublën në qarkullim në Kherson dhe raportohet se po planifikon një “referendum” që supozohet se mund të bëjë që qyteti të shkëputet nga kontrolli ukrainas.
/a.r