Zgjedhja e presidentit të ri për shumicën qeverisëse mbetet krye-prioritet politik i momentit.
Por paralelisht me të, kuvendi është duke zhvilluar edhe një tjetër proces.
Zgjedhjen e avokatit të ri të popullit me një mandat 5 vjeçar pozicion për të cilin gazetari Top Channel Muhamed Veliu mëson se deri këtë të hënë, kanë shprehur interes e duke dorëzuar dosjet 13 persona.
Erinda Ballanca të cilës i ka mbaruar mandati i parë si avokate e popullit garon për një mandate të dytë.
Bledar Dervishaj Këshilltar Ligjor i Presidentit Ilir Meta i cili udhëhoqi mbrojtjen e shefit të tij në Gjykatën Kushtuese, është një tjetër aplikant për këtë post.
Mes aplikantëve janë edhe Brikena Kasmi Ish Zëvendës Ministre e Drejtësisë, Ahmet Premçi Ish Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Evis Fico Ish Drejtore e Kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë, Drita Avdyli Kreu i Dhomës shqiptare të Ndërmjetësimit, Ermir Kapedani Komisioner pranë Avokatit të Popullit, Endri Papajorgji Zëvendës Rektor i “Tirana Business University”.
Sikurse edhe Jordan Daci Avokat, Altin Goxhaj Avokat, Boriana Nikolla Juriste bashmë me juristen tjetër Olta Aliaj.
Edhe Jorida Rustemi psikologe ka shprehur ambicien për tu vendosur në krye të institucionit të avokatit të popullit.
Zgjedhja e avokatit të ri të popullit kërkon 84 vota dhe është një votim i vetëm në parlament.
Kjo do të thotë se pas dialogut presidencial me Enkelejd Alibeajn socialistëve do ti duhet të dakordësohen për avokatin e popullit.
“Duhet të zgjedhim Avokatin e Popullit, kështu që u takon atyre të na sjellin propozimet për Avokatin e Popullit apo Avokaten e Popullit, opozitës; kur them opozitës të jem shumë i qartë që e përjashtoj kategorikisht si të klasifikueshëm brenda kornizës së opozitës non-gratan e madhe dhe shpurën e tij”, tha Rama.
Aplikantët për Avokat të Popullit
Erinda Ballanca Avokate e Popullit
Bledar Dervishaj Këshilltar Ligjor i Presidentit Ilir Meta
Brikena Kasmi Ish Zëvendës Ministre e Drejtësisë
Ahmet Premçi Ish Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Evis Fico Ish Drejtore e Kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë
Drita Avdyli Kreu i Dhomës shqiptare të Ndërmjetësimit
Ermir Kapedani Komisioner pranë Avokatit të Popullit
Endri Papajorgji Zëvendës Rektor “Tirana Business University”
Jordan Daci Avokat
Altin Goxhaj Avokat
Boriana Nikolla Juriste
Olta Aliaj Juriste
Jorida Rustemi Psikologe
/a.r