Horoskopi Branko Dashi:
Pavarësisht stresit dhe lodhjes, sot (e martë 10 maj) mund të ndiheni të aftë për të bërë gjithçka, të shkoni përtej pritshmërive dhe të përditshmes tuaj. Nëse keni ndonjë mendim apo ide për ndryshim, tregojani personit që doni. Nga ana tjetër mos e nënvlerësoni shumë veten në punë, jeni më shumë se kaq.
Horoskopi Branko Demi:
Dita e sotme mund të sjellë lajme të mira si për dashurinë ashtu edhe për punën. Por kini kujdes, sepse nëse do të përfshiheni shumë nga emocionet, ky mund të jetë një rrezik për ju.
Horoskopi Branko Binjakët:
Mos u ankoni për gjëra që nuk kanë vlerë, mos u shqetësoni për gjëra që as ju ulin e as ju ngrejnë. Dhe sot do të ndodhë diçka që do t’ju bëjë të kuptoni se është e kotë të kapeni shumë fort pas ca gjërave. Relaksohuni edhe në punë.
Horoskopi i Gaforres Branko:
Të ndihesh i humbur sot është normale. Ashtu si për të gjithë dhe në kohë të ndryshme për secilin, edhe për ju ka disa ditë të mira dhe disa ditë të këqija. Sot është e qartë se kjo e martë nuk është plotësisht pozitive. Pra, lërini gjërat të shkojnë ashtu siç po shkojnë.
Horoskopi Branko Luani:
Provoni të kërceni. Në dashuri nuk fiton ai që ikën, por ai që qëndron, duron dhe këmbëngul. Duhet ta keni të qartë se kompromisi nuk është i gabuar nëse ju bën të lumtur. Por kini kujdes, mos e lini pas dore as veten tuaj.
Horoskopi i Virgjëreshës Branko:
Pavarësisht se çfarë thonë të tjerët, kur doni diçka përpiqeni ta bëni, ju karakterizon jo thjesht kokëfortësia, por parimi “pyet 100 vetë dhe bëj si di vetë”. Por sot nuk do të dëgjoni dhe as besoni ndokënd.
Horoskopi i Peshores Branko:
Mos e humbni shpirtin e pastër që rrjedh në dejet tuaja, për asgjë në botë. Kushdo që ju lëndon e bën dhe pse e di mirë se së shpejti nuk do të ketë asnjë vlerë për ju. Në punë ju presin shumë lajme.
Horoskopi Branko Akrepi:
Shkoni drejt dhe përpara në rrugën tuaj, por mos harroni se keni pranë jush, edhe njerëz që ju duan. Qëllimet nuk mund të justifikojnë arrogancën tuaj ndaj frenoni pak.
Horoskopi Branko Shigjetari:
Merrni një ditë pushimi sa më shpejt që të mundeni. Mendimet që ju ka është përfshirë po ju bëjnë të jetoni situatat edhe më vështirë se ç’janë. Filloni ta doni veten përsëri.
Horoskopi i Bricjapit Branko:
Dashuria ka arritur në pikën që e dëshironit aq shumë. Dhe mos kini droje të keni frikë, sepse të kesh frikë është normale, pjesë e jetës. Sakaq në punë së shpejti do të keni përgjigje të qarta.
Horoskopi i Ujorit Branko:
Të ndjehesh i mërzitur ndonjëherë nuk është gabim, por përpiquni të reagoni sa më shpejt. Ngushëllojeni veten duke parë një film të mirë dhe duke dalë për pak.
Horoskopi i Peshqve Branko:
Rrethojeni veten me njerëz që ju duan vërtet. Zhgënjimet e dashurisë nuk zgjasin përgjithmonë. Investoni kohën që keni për avancim në karrierën tuaj, do të mbusheni plot me kënaqësi.