Lisa dhe Maria janë dy nxënëset më të reja të shkollës 9-vjeçare Avni Rustemi në Vlorë.
Dy motrat, të moshës 9 dhe 7 vjeç të cilat kanë ardhur nga ukraina së bashku me nënën e tyre, prej disa ditësh po marrin mësim provizor pranë këtij institucioni arsimor.
Ulja në bankat e shkollës dhe njohja me bashkëmoshatarët e tyre, po u shërben vajzave për të harruar atë se çfarë përjetuan në vendin e tyre pas nisjes së luftës.
Mamaja e tyre shprehet e lumtur për mikëpritejn dhe përkrahjen e ofruar.
KSENIA BROUS – UKRAINASE
Emri im është Ksenia Brous. Une vij nga Kievi. Kam rreth një muaj që jetoj në Shqipëri dhe fëmijët e mi kanë filluar të studjojnë edhe gjuhën shqipe.. Njërëzit në Shqipëri janë shumë të mirë. Na përkrahin shumë. Fëmijët tanë i përqafojnë shkokët shqiptarë ndaj vajzat e dashurojnë që të vijnë në shkollë
Vajzat kanë nisur të mësojnë fjalët e para shqip , pasi po mësojnë abetaren. Ndërsa nuk mungon as mësimi në gjuhën angleze.
Në qytetin e Vlorës janë të shumtë shtetasit ukrainas që janë vendosur pas nisjes së konfliktit të armatosur mes Rusisë dhe Ukrainës.
/a.r