BE-ja duhet të përdorë rezervat ruse për të rindërtuar Ukrainën. Kështu ka thënë Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, në një intervistë për Financial Times.
Sipas Borrell, SHBA ka marrë kontrollin e miliarda dollarëve të aseteve që i përkasin bankës qendrore të Afganistanit, pjesërisht për të kompensuar potencialisht viktimat e terrorizmit dhe për ndihmën humanitare për vendin. Hapa të ngjashëm pritet të kenë edhe për Ukrainën./m.j