Një çifti bashkëshortët dhe foshnja e tyre janë aksidentuar nga një automjeti tip G-Class mesditën e sotme në Rrugën e Kavajës.
Çifti, të identifikuar si Arjan dhe Vilma Konomi, po kalonin në vizat e bardha, kur automjeti luksoz që drejtohej nga Ajas Sulejmani ka hyrë me shpejtësi në semafor të kuq dhe i përplasi.
Më pas automjeti devijoi drejt lulishtes anash rrugës, ku përplasi një biçikletë, por qytetari shpëtoi pa u dëmtuar.
Në pamjet nga vendngjarja pak pas aksidentit çifti bashkëshortëve shihen të shtrirë në tokë, ndërsa karroca e bebes e rrëzuar.
Menjëherë në ndihmë u kanë ardhur kalimtarët të cilët kanë vrapuar drejt tyre për t’i ndihmuar./m.j