Një i ri në Vorë është kthyer sërish në burg pasi ka shkelur arrestin e shtëpisë dhe ka bërë sherr me 2 persona të tjerë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 26 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe proceduan penalisht shtetasit E. I., 27 vjeç, dhe A. I., 51 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Shtetasit E. I., dhe A. I., për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin A. M. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi A. M., ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës“, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
g.kosovari