Biznesmeni shqiptar, Nikolin Janina është në lënë në burg deri në mbërritjen e dosjes së plotë nga Spanja. Gjykata e Tiranës vendosi ditën e sotme ndaj Janinës, masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Prokuroria i kërkoi dritë jeshile për ekstradimin e tij, por gjykata do të dalë me një vendim pasi të mbërrijë dosja e plotë nga Spanja.
Janina, biznesmeni shqiptar, i njohur si bosi i dyqanit të njohur Porcelanosa, me akuza si trafikant droge u arrestua më 6 maj në Shqipëri me qëllim ekstradimi në Spanjë.
Në kuadër të këtij grupi kriminal që dyshohet se drejtohej nga biznesmeni i pllakave dhe hidrosanitareve, policia dhe prokuroria Spanjolle, ka sekuestruar një sasi prej 53 kg e 380 gramë heroinë.
Autoritet e drejtësisë Spanjolle në vitin 2015 kanë marrë një vendim për caktimin e masës së “arrestit në burg” ndaj Janinës, duke e akuzuar këtë të fundit për akuzën e “Pjesëmarrjes në grupe kriminale të trafikimit të narkotikëve”.
Në datën 12 korrik 2017, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të sekuestrojë 13 pasuritë e Janinës, duke urdhëruar që ato tashmë të administrohen dhe përdoren nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Paluajtshme pranë Ministrisë së Financave. Dy muaj pas këtij vendimi, oficerët e policisë kryen ekzekutimin e këtij vendimi në hipotekë dhe në terren. Nuk dihet me saktësi se cilat kanë qenë arsyet se pse vendimi i gjykatës ka “fjetur” për dy muaj në sirtarët e policisë së Tiranës, por me sa duket shtrirja gjeografike e pasurive, mund të ketë dashur relativisht një kohë më të gjatë për lokalizimin e tyre në teren.
g.kosovari