Tre punonjësit e policisë së Kavajës që u arrestuan pas vetëvrasjes së Ilvi Meta 31 vjeç, në një nga dhomat e izolimit, janë lënë në burg.
Gjykata e Kavajës i ka njohur me masën e sigurisë tre efektivet e arrestuar, përkatësisht Pertit Brahimaj me detyrë nënkomisar, Bexhet Berberi dhe Rushit Kola me detyrë inspektor.
Mbi të arrestuarit rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, për të cilën organi akuzës kërkoi masën e sigurimit personal arrest me burg dhe që u pranua nga trupi gjykues.
Ilvi Meta, i riu që i dha fund jetës duke u vetëvarur me lidhësen e kapuçit të bluzës në ambientet e paraburgimit, ishte arrestuar edhe më parë nga policia për të njëjtën vepër penale.
Për ngjarjen reaguan edhe familjarët të viktimës të cilët akuzuan policinë për dhunë duke refezuar të pranojnë mundësinë që 31-vjeçari të jetë vetëvarë.
/a.r