Monika Kryemadhi takoi sot një grup të rinjsh të LRI-së teksa tha se së bashku me Floida Kërpaçin ka zhvilluar një vizitë tre ditore në gjermani.
Kryetarja e LSI u shpreh se gjatë vizitës ka takuar qindra shqiptarë. Ajo zbuloi edhe një detaj kur u shpreh se ashtu si të rinjtë, edhe ajo e kishte menduar shpesh largimin përgjithmonë nga Shqipëria.
Në fjalën e saj, Kryemadhi thumboi edhe Bashën teksa sulmoi qeverinë.
“Shumë prej jush e keni menduar të ikni nga Shqipëria. Edhe unë e kam menduar shpesh. Por të gjithë sot duhet të qëndrojmë dhe të bëjmë ndryshimin. Ju keni qenë pjesë e shtabeve elektorale dhe të gjithë ju pyesnin kur trokisnit nëpër dyer: A e keni atë Lulzim Bashën me vete apo jo? Në fakt Luli I shiti interesat e rinisë. Ky vend do të bëhet nga ju” – tha ajo.
/javanews/a.r
je shume e neveritshme