Një 49-vjeçar në Fier është arrestuar nga policia pasi uniformat blu kishin marrë informacion se po përgatitej për të kultivuar bimë narkotike kanabis.
Në pranga ka rënë P.H. 49 vjeç banues në Cakran. Gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe sekuestruan 3 qese me kanabis në formë boçeje me peshë 1.3 kilogramë, një pistoletë me mulli, një armë gjahu dhe municion luftarak.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
/a.r