Rama theksoi se “peshkaqenët” e flakur nga drejtësia nuk mund të rrinë të qetë në punën e tyre, por duhet të hetohen. Ndërkohë, kryeministri u ndal te presidenti Ilir Meta, për të cilin theksoi se mezi pret ta shohë para SPAK-ut.
Rama tha se jo vetëm ai, por e gjithë Shqipëria e do Ilir Metën para SPAK-ut.
“U bë kohë që peshkaqenët e drejtësisë Vettingu i ka flakur jashtë, por sot janë në punën e tyre, asnjë gjemb në këmbë nuk u ka hyrë. BE-ja na e ka lënë si detyrë me shkrim. Dhe në momentin që Shqipëria do të ulet në negociata do të na kërkohet sa prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar janë çuar para drejtësisë.
Kampioni i antikorrupsionit me vulë dhe firmë të Sekretarit Amerikan të Shtetit është futur në hetim nga SPAK-u, për një denoncim të atij që jo vetëm unë, por e gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë përpara SPAK-ut, Ilir Metën.
SPAK-u bëri orën zvicerane, me një shpejtësi të rrufeshme për Ardian Dvoranin, që sot e gjithë ditën jeton në një apartament të para viteve ’90, dhe ata që i kanë vilat të rreshtuara, njërën ma fali vjehrra, baxhanaku, kushëriri, babai i gruas, këta janë duke pritur finalen e Champion League për të shkuar në Paris”,-tha Rama.
/a.r