Ka ndodhur në Amerikë. Një burrë nga Indiana e SHBA , i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij të prekur nga kanceri, teksa ajo po kërkonte divorcin, fitoi zgjedhjet në Partinë Republikane (GOP) këtë javë nga burgu dhe do të jetë në votim në nëntor në zgjedhjet e përgjithshme.
Nuk ka asnjë rregull që ndalon dikë të akuzuar për një krim të kandidojë apo edhe të fitojë.
Dyzet vjeçari Andrew Wilhoite fitoi 60 vota të mërkurën në fushatën e tij për të zënë një vend në bordin e qytetit të Clinton, pavarësisht se u burgos për një akuzë për vrasje.
Andrew Wilhoite u akuzua në mars për vrasjen e gruas së tij, Elizabeth “Nikki” Wilhoite, 41 vjeç. Ajo kishte përfunduar trajtimin e fundit të kimioterapisë për kancerin e gjirit dhe po kërkonte divorcin pasi zbuloi se burri i saj kishte pasur një lidhje jashtëmartesore.
Kur çifti kishin mosmarrëveshje në fund të marsit, Andrew Wilhoite “dyshohet se e goditi atë në kokë” me një tenxhere, e vendosi në makinën e tij dhe e hodhi trupin e saj në një përrua aty pranë, sipas Policisë së Shtetit të Indianës.
Pavarësisht rrethanave të vrasjes e gruas së tij, Wilhoite, i cili fillimisht gënjeu për vendndodhjen e saj, por më vonë pranoi se e kishte vrarë pasi ajo e sulmoi atë, tashmë ka gjasa të marrë një vend në Bordin e Qytetit Clinton.
/a.r