Një sasi lënde narkotike dhe armë zjarri i janë sekuestruar një 53-vjeçari në Tropojë, i cili u arrestua gjatë aksionit të koduar “Again”.
Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 18 kilogramë kanabis sativa, një pistoletë dhe municion luftarak. 53-vjeçari me iniciale B.Zh nga Bajram Curri u arrestua në flagrancë.
Ndërsa policia vijon hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
/a.r