Kryeministri Edi Rama ka kërkuar me ngulm nga bankat e nivelit të dytë që operojnë në vendin tonë që të bashkohen me revolucionin digjital për shërbimet që japin ndaj klientëve. Duke marrë shembull kalimin në kohën që edhe biletat e transportit urban do të merren online, Rama tha se nuk ka kuptim që qytetarët të paguajnë edhe komisionet e bankave për pagesat e biletave, se do rrisnin kostot e tyre.
“Nuk ndodh që ne të pranojmë të rritet çmimi i biletës së qytetarëve për shkakun tuaj, ju duhet të bashkoheni me revolucionin digjital e të bëheni shembull i përfitimeve nga ky revolucion”, theksoi Rama.
“Tani shumë shpejt ne do hyjmë nuk do ketë më bileta letër. E gjitha do bëhet online për biletat ndërqytetëse, sikundër dhe për biletat qytetëse. Tani si mundet që për këto bileta me vlera të ulëta, të paguhet komision sa gjysma e vlerës së biletës? Kjo do të thotë jo lehtësim shërbimi por rritje çmimi.
Ndërkohë qeveria në kushtet aktuale subvencionon mbi 5 milionë euro që cmimi i biletës mos rritet për ata që marrin autobusin qoftë brenda qoftë jashtë qytetit si rezultat i rritje së cmmit të naftës.
Si t’i themi që do e merrni online shërbimin e do paguani komision? Cfarë është kjo? Janë bërë diskutime teknike pafundësisht e s’kanë dalë në rezultat se nuk është cështje teknike por vullneti inercie e rehatie.
Unë e di që bankat për fitimin nuk njohin nënë e babë se për këtë punë janë krijuar që mos njohin nënë e babë, por jo deri këtu tani. Kam parë raportet e diskutimeve të bëra mes nesh e jush e kundërshtime e kontestime pa lidhje fare për të përmirësuar teknologjinë tuaj.
Bankat e nivelit të dytë, kanë kosto 5 deri në 20%. Për cdo pagesë të kryer në sportel apo e banking.
Dhe është e pamundur për ne të përballojmë këtë fluks në rritje të ankesave të qytetarëve që thonë çfarë vlere ka që marrim shërbimet me shpejtësi nga e Albania e të harxhomë 3 orë në radhë në bankë për të paguar 5 mijë lekësha?
Plus nuk mjafton vetëm kjo, cdo pagesë që bën qytetari apo biznesi për një shërbim online që e merr nga qeveria menjëherë, banka e konsideron ditën e nesërme.
Pra ti mund ta kesh afati sot për të bërë një aplikim në shtet, e bën te e Albania, e të djeg pagesa e bankës.
Se institucionit i duhet një ditë, e ky rasti më i mirë se ka ankesa sidomos për agjencinë shtetërore të Kadastrës ku konfirmimi nga banka vjen me disa ditë vonesë.
Ça është kjo tani në cilën kohë jetojmë? Shekulli 21, nëse për pjesën e interesit tuaj ju jeni në shek 21, e nëse sistemi bankar i Shqipërisë ka qenë një nga pionerët e zhvillimeve e transformimit, në këtë aspekt ju jeni si fermerët njësoj, por me ndryshimin që ju jeni banka e fermerët janë punëtorët e tokës.
Nuk ndodh që ne të pranojmë të rritet çmimi i biletës së qytetarëve për shkakun tuaj, ju duhet të bashkoheni me revolucionin digjital e të bëheni shembull i përfitimeve nga ky revolucion”, tha Rama.
g.kosovari