Ushtarët ukrainas, të bllokuar në fabrikën e çelikut në Mariupol refuzojnë të dorëzohen ndërsa vazhdojnë sulmet e pamëshirshme ruse, sipas skynews.
“Ata nuk do të dorëzohen,” tha Kateryna Prokopenko pasi bisedoi me bashkëshortin e saj, komandant i ushtarëve në fabrikën e çelikut.
“Ata shpresojnë vetëm për një mrekulli.”
Ajo tha se burri i saj, komandanti i Regjimentit Azov Denys Prokopenko, i tha asaj se do ta donte përgjithmonë.
“Po çmendem. Mu duk sikur më dha lamtumirën,” tha ajo.
Luftimet erdhën mes dyshimeve se Vladimir Putin dëshiron të shpallë fitoren në Ditën e Fitores të hënën, e cila shënon triumfin e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste.
Rreth 2,000 ushtarë ukrainas, sipas vlerësimeve më të fundit të Rusisë, u strehuan në një labirint tunelesh dhe bunkerësh në fabrikën më të madhe të çelikut Azovstal, ndërsa disa qindra civilë besohet se janë bllokuar atje.
g.kosovari