Jozefina Topalli ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për Kuvendin e Partisë Demokratike që u mbajt të shtunën.
Topalli tha se ky Kuvend bëri ndarjen e partisë nga “pazaret” dhe nga “biznesi politik”, duke shigjetuar Lulzim Bashën.
“Nuk kam pasur kurajon ta shoh veten sepse isha shumë e emocionuar. Ka edhe një pjesë të historisë personale aty. Është rikthim pas një dekade, në një proces të jashtëzakonshëm dhe unik. Proces që do të studiohet në historinë politike të Shqipërisë.
Kuvendi, nëse Foltorja zgjoi strukturën, Kuvendi bëri ndarjen nga pazaret. Ky Kuvend me rezolutën e tij, u distancua nga bojkoti, nga djegia e mandateve. Në njëfarë mënyrë u kërkoi falje shqiptarëve, për koston dhe dëmin që u ka shkaktuar shqiptarëvë.
Është pika kur një forcë politike ndahet nga historia e një dekade, që ishte më shumë biznes politik.
Ju e quajtët saga, unë do ta quaj proces. Një forcë politike që është dëmtuar aq rëndë, ka nëvojë për një proces, që nuk është as i thjeshtë dhe as i shkurtër.
Për gjashtë muaj ka patur aq zhvillime dhe reflektim, sa ka të gjithë probabilitetin, për të hyrë në një fazë tjetër të këtij procesi që do të rizgjojë shpresën dhe besimin”, tha Topalli.
Topalli ka komentuar edhe deklaratën e Evi Kokalarit në një studio televizive, e cila deklaroi se ajo nuk i flet dhe e shmang.
Ajo tha se nuk ka njohje dhe miqësi me Kokalarin.
Ndërsa Belind Këlliçi, deklaroi se Kokalari i ka dhënë një ndihmë të madhe Partisë Demokratike.
Ylli Rakipi: Zonja Topalli, Evi Kokalari tha se nuk i flisni asaj dhe i shmangni gratë.
Jozefina Topalli: Jo. Nuk është ashtu. Nuk kemi miqësi, nuk njihemi.
Ylli Rakipi: Çfarë detyre ka Kokalari në PD?
Belind Këlliçi: Asnjë detyrë. Jeton në SHBA dhe është aktiviste e Partisë Republikane.
Ylli Rakipi: Deklaratat e Kokalarit përfaqësojnë PD?
Belind Këlliçi: Janë deklaratat e saj, është aktiviste republikane, ka qëndrimet e saj konservatore.
Arjan Çani: Po me Jozefinën cfarë pati ajo sepse Jozefina tani është në krahun e duhur?
Jozefina Topalli: Unë jam mësuar aq shumë…
Belind Këlliçi: Evi i ka shërbyer jashtë mase Partisë Demokratike.
Ylli Rakipi: Nuk kam gjë, kam miqësi me të e kam ftuar në studio. Por kam pyetje që lidhen me të.
Belind Këlliçi: Ajo ka thënë nuk kam asnjë ambicie për asnjë pozicion.
Arjan Çani: Kam një parandjenjë që kur Berisha të zgjidhet edhe kryetar, Evi do dalë kundër Berishës. Do ti duket sikur e ka lënë pas dore.
g.kosovari