Kreu çeçen Ramzan Kadyrov ka kritikuar presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se po vepron shumë ngadalë në Ukrainë.
Përmes një video ai ka kërkuar urdhra më të ashpra nga Putin. Kadyrov do të dëshironte që Rusia të përdorte të gjithë “fuqinë e zjarrit” të saj për të marrë kontrollin e qyteteve kryesore të Ukrainës.
“Ti shkon shumë ngadalë. Ne duhet të fillojmë fazën e dytë të luftës, të hyjmë në qytetet Kharkiv, Kiev, Kherson dhe të marrim kontrollin e tyre”, tha gjenerali në video.
Gjithashtu ai kërcënoi dhe vendet “armiqësore”, duke thënë se nëse ata do të vazhdojnë me sanksione, atëhere do të kenë luftë.
/a.r