Zyrtarët ukrainas kanë bërë të ditur se sulmet ruse po vazhdojnë në lindje të Ukrainës. Duke iu referuar imazheve të publikuar nga zyrtarët e Luhanskut BBC transmeton se trupat ruse i janë rikthyer sulmeve në lindje.
Përveç sulmeve gjatë natës në qytetin e Kramatorsk, zyrtarët ukrainas shprehen se sulmet ruse kanë lënë të vdekur një 15-vjeçar në Kharkiv, i cili po ndihmonte në evakuimin e kafshëve nga një kopsht zoologjik, sipas pronaritë të kopshtit zoologjik Feldman Ecopark. Ndërkaq, dy persona të tjerë u plagosën rëndë gjatë këtij sulmi.
Guvernatori i Mykolaiv thotë se rajoni dhe qyteti “u bombarduan gjithë natën” duke plagosur disa njerëz. Dhe në një postim në Telegram këtë pasdite, komandanti ushtarak ukrainas i Luhansk thotë se trupat e katër burrave dhe një gruaje – të gjithë civilë – janë zbuluar në qytetet përreth rajonit pas “24 sulmeve shkatërruese” nga forcat ruse.