Një avion me rreth 300 pasagjerë në bord është detyruar në kthehet në Heathrow të Londrës pasi kishte fluturuar për 40 minuta kur u zbulua se ndihmës piloti nuk kishte kualifikimin e duhur për të kryer një fluturim të tillë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se pas 40 minutash fluturim, avioni Airbus A330 i Virgin Atlantic Airlines, i cili u ngrit nga aeroporti Heathrow në Angli për të shkuar në Nju York është kthyer në mes të udhëtimit.
Vendimi për kthimin e avionit është marrë menjëherë pas rrëfimit të ndihmës pilotit se ai nuk e ka kualifikimin e duhur për të bërë një udhëtim të tillë.
g.kosovari