Një 34 vjeçare prej 10 ditësh është larguar nga banesa e saj duke braktisur edhe dy fëmijët e saj të mitur.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale E.M. 47 vjeç ka denoncuar largimin e bashkëshortes së tij nga banesa.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Progonat, Tepelenë, ku një 34 vjeçare është është larguar nga banesa para 10 ditësh, duke braktisur dy fëmijët e mitur.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasen A. M., 34 vjeçe, banues në fshatin Progonat, Tepelenë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, shtetasi E. M., 47 vjeç, banues në fshatin Progonat, Tepelenë, se bashkëshortja është larguar nga banesa para 10 ditësh, duke braktisur dy fëmijët e mitur. Po punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
g.kosovari