Sot është Dita e Dëshmorëve të rënë për atdheun. Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një status në rrjetet sociale të dedikuar dëshmorëve.
“Përulësisht me RESPEKT për ata që e deshën atdheun me jetë. Të paharrueshmit, Dëshmorët tanë”, shkruan kreu i qeverisë.
Ndërkohë krerët e tjerë të shtetit zhvilluan homazhe në varrezat e dëshmorëve. Ndërsa kryeministri Edi Rama është nisur drejt Polonisë ku do të marë pjesë në konferencën e donacioneve për Ukrainën.
Ditën e sotme pritet edhe një nderim i veçantë për disa pjesëtarë të Policisë së Shtetit që kanë rënë në detyre. Në orën 13:00, do të zhvillohet ceremonia për varrimin në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, të ish-punonjësve të Policisë, të shpallur Dëshmorë të Atdheut, Artan Cuku, Elham Elezaj dhe Rufan Hakrama.
/a.r