Ushtria ruse ka deklaruar se do të lejojë civilët të evakuohen nga fabrika e çelikut Azovstal këtë javë. Korridoret humanitare pritet të hapen nesër dhe për dy ditët në vijim.
Gjatë kësaj kohe, thuhet se forcat ruse do të ndalojnë të gjithë aktivitetin ushtarak.
Akoma nuk dihet nëse armëpushimi i njoftuar për ditën e nesërme për këtë zonë do të respektohet pasi njoftime të ngjashme nuk janë ndjekur në të gjitha rastet.
Sjellim në vëmendje se pak më shumë se 100 civilë u evakuuan nga fabrika e çelikut ditët e fundit.
/a.r