Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të komentuara dhe të pëlqyer nga publiku. Që pas mbarimit të “BBVIP” ndjekësit kanë shprehur dyshimet se marrëdhënia e tyre nuk do të zgjasë për shumë kohë dhe se është thjesht për lojë.
Dhe pse në postimet e tyre tregojnë komplet të kundërtën pasi në rrjetet sociale çifti shfaqet gjithmonë pranë njëri tjetrit duke udhëtuar apo festuar në klube të natës me njëri tjetrin.
Megjithatë Einxhel e ka sqaruar dhe njëherë situatën. E ftuar në rolin e moderatores në emisionin “Goca dhe Gra”, modelja ka zbuluar se asnjë nga gjërat që janë thënë nuk janë të vërteta. Sipas saj marrëdhënia e tyre nuk është një lojë.
Shkira shtoi më pas se e vetmja arsye që mund ta linte Dagz, do ishte vetëm nevoja për të qëndruar vetëm.
“Nuk është një lojë. Nuk do kisha nerva ta zgjasja për lojë. Për zgjedhje të mirë është rri vetëm, do e lija vetëm për të ndjetur vetëm, por për asnjë tjetër, nuk besoj. Është një njeri që më ka dhuruar një qetësi që se kam pasur asnjehërë në jetën time, ka zbutur Einxhel Shkirën”.- tha ajo.
g.kosovari