Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi deklaroi sot në emisionin ‘Pikat mbi i’ se Partia Demokratike është në një lëngatë dhe e ndarë në copa.
Patozi tha se pjesa më e madhe e PD-së i takon Rithemelimit, por që sipas tij i mungojnë 35 deputetë. Kujtojmë se Patozi nuk ishte pjesë e Kuvendit të 30 prillit.
“Rithemelimit të PD, i mungojnë 35 deputetë. Është pjesa më e madhe e PD dhe më e organizuar. Në rast se PD funksionon për të mundur veten e saj, copëza, Lulzim Bashën, po të doni më futni mua si demokrat i vjetër, por kjo s’ka vlerë. Ëndrra e demokratëve nuk është që të shohin Berishën të lumturuar dhe disa dishepuj të tij, por veten duan ta shohin në pushet.
Duan ta mundin qeverinë dhe kjo duket shumë larg. Kuvendi e bëri më të qartë se PD është në një lloj lëngate. Ajo në një farë mënyre, të themi, Rithemelimi është mbledhje rreth udhëheqësit. Ajo është një PD më e vogël e paqartë, më pa ide, dhe më sterile (Rithemelimi) e lodhur dhe më e vjetër se sa ishte PD në 2013 kur ne humbën. Të gjithë menduam se ishte Dita e Qametit (Kiametit) dhe s’do kishe ditë më të keqe. PD për fat të keq sot nuk thotë gjë për shoqërinë, kjo është drama.
Tani nuk është çështja se ishte Patozi apo tjetri në Kuvendi, pasi nuk është çështje emrash. Aty mungon ideja, dhe morali politik. Nuk ka asgjë të re. Jemi kthyer te oferta e vjetër, te Sali Berisha. Gjitha Kuvendi, ishte se; këtu janë mbledhur njerëzit që besojnë dhe e kanë lënë vendin e tyre te humori apo aftësia e Berishës. Unë besoj se kjo nuk është ofertë për shoqërinë, por për militancën e PD që e ka mbledhur në një farë mënyre, por është e pamjaftueshme.”, tha Patozi./m.j