Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, nuk do të ketë rrugë tjetër veç përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë, për t’i treguar NATO-s dhe Perëndimit e Moska është serioze për paqen dhe harmoninë.
Një deklaratë e tillë është bërë nga propagandisti i televizionit të Kremlinit, Alexander Sladkov
Ai mbrojti idenë e hedhjes së një bombe atomike për të shkaktuar “një krater me madhësinë e disa rajoneve” si një “mënyrë demonstrative” për të frikësuar NATO-n raportoi Daily Mail.
Rusia ka pretenduar se qëllimi i operacionit të saj special në Ukrainë është ta “çlirojë” atë nga kontrolli i “neonazistëve” të supozuar.
Por Sladkov, i përshkruar si një reporter lufte dhe propagandist i Kremlinit, u tha 730,000 ndjekësve të tij se mund të afrohet koha për të ppëtë cilat që po përdoren kundër rusëve.
Presidenti rus vendosi forcat bërthamore ruse në gatishmëri të lartë menjëherë pasi pushtimi i Ukrainës filloi më 24 shkurt.
Dhe në mes të rritjes së mbështetjes perëndimore për Ukrainën, Putini ka bërë kërcënime të fshehta, duke lënë të kuptohet gatishmëria për të vendosur armët taktike bërthamore të Rusisë, të cilat sipas doktrinës ushtarake ruse mund të përdoren për të detyruar një kundërshtar të tërhiqet.
“Po flitet gjithnjë e më shumë për armët bërthamore dhe Rusia ka shumë për të thënë në lidhje me të. Ne kemi një zgjidhje për Ukrainën. Ka disa, por ne po kujtojmë mjetin e fundit – armët bërthamore. Nëse askush nuk do të na dëgjojë dhe 40 vende vazhdojnë të ndihmojnë neonazistët ukrainas, ne nuk do të kemi rrugë kthimi. Amerikanët përdorën armë bërthamore në Japoni, në mënyrë demonstrative. Pra, ne, rusët, do të duhet ta bëjmë në mënyrë demonstrative në Ukrainë për të hequr çështjen me konfrontim të mëtejshëm me ato 40 vende të njohura. Një krater me madhësinë e disa rajoneve do të jetë një shembull i qartë se sa serioz është apeli i Rusisë ndaj NATO-s për t’u rikthyer në paqe dhe harmoni”, postoi Sladkov.
Që kur shpërtheu lufta, propagandistët në televizionin shtetëror rus kanë kërcyer thuajse çdo natë, duke mbështetur Putinin që të përdorë forcë ekstreme kundër Ukrainës.
/a.r
Ose jemi afer fundit te Njerzimit ? ose i vjen fundi i federates Ruse por edhe ata qe dota perjetojne nuk dota perballojne nga urija ,nuk esht fajtore vetem Rusija por gjith blloku nderkombetare i shekullit 21 na fali Zoti por na shkateroj Rusija dhe SHBA.