Rusia nuk ka ndërmend t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës dhe për rrjedhojë mobilizimin e përgjithshëm me rastin e përvjetorit të 9 majit të fitores ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Ne nuk shohim ndonjë përparim në bisedimet me Ukrainën,” shtoi ai.
Kremlini thotë po ashtu se forcat ruse nuk kanë sulmuar fabrikën e çelikut në Mariupol, duke kujtuar se vetë presidenti Putin “ka lëshuar publikisht një urdhër për të anuluar sulmin”.
g.kosovari
Kështu tha dhe Lavrov para se të fillonin pushtimin. Ç’janë këto deklarata histerike që do ndërhyjmë në Ukrainë. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi.yytt, rracë e keqe..