Kreu i Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka kërkuar afate të reja për procesin e zgjedhjes së presidentit të republikës.
Ai deklaroi në mbledhjen e konferencës së kryetarëve që procesi duhet të jetë në shërbim të publikut. Ai shtoi se afati i përfundimit të mandatit të Metës është data 24 Korrik.
“Së pari përfaqësues të opozitës marrin pjesë në këtë proces duke qenë ky si një detyrim kushtetues dhe ndaj shqiptarëve. Një detyrim që nuk duhet t’i shmangemi. Ne mund të kemi divergjencat tona por zgjedhja e presidentit është një proces për të cilin duhet të përballemi.
Në mos gaboj propozimi juaj është që data e sotme të konsiderohet si nisja e procesit dhe data 10 të jetë raundi i parë i votimit. Nuk jam dakord dhe dua t’ju vë në dijeni përse. Vetë procesi duhet të jetë në shërbim të publikut. Është një proces që zhvillohet brenda parlamentit por duhet të jetë produkt që duhet t’i shërbejë publikut. Ne duhet të bëjmë zgjedhje që publiku të jetë informuar.
Sugjeroj që si datë i startimit të procesit të fillimit të jetë raundi i parë duhet të jetë 7 ditë nga ai moment. Duhet ta krijojmë si traditë që konferenca e kryetarëve pavarësisht propozimeve duhet ta përcaktojë në mënyrë të përbashkët këtë datë duke respektuar afatet. Afati më i hershëm është 24 Maj ndërsa kushtetuta thotë që procesi duhet të nisë të paktën në këtë datë për sa kohë afati i përfundimit të mandatit të presidentit është 24 Korriku”, tha Alibeaj.
g.kosovari