Vendimi i Autoritetit Rrugor për të kthyer rrugën e Rinasit vetëm me një sens lëvizje, vijon të kundërshtohet nga banorët e zonës. Për të tretën ditë me radhë banorët e Rinasit kanë bllokuar kalimin e automjeteve, duke shprehur indinjatën e tyre në lidhje me pamundësinë e tyre për tëçuar fëmijët në shkollë dhe për të shkuar në punë.
Kryeplaku i fshatit iu përgjigj përmes një prononcimi për media, drejtorit të ARRSH, i cili kërkoi nga qytetarët përdorimin e rrugëve dytësore deri në gjetjen e një zgjidhjeje në fund të verës.
Kryeplaku u shpreh se rruga alternative nuk është funksionale, pasi ndodhet 2 km larg fshatit dhe nuk mund t’u hyjë në punë.
“Me zyrtarët nuk kemi patur komunikim, por vetëm i kemi ndjekur në media që ka thënë se ka një rrugë alternative. Ne nuk kërkojmë me ik përmes rrugës alternative, ne kërkojmë të shkojmë në shkollë, të shkojmë në punë.
Kjo rrugë alternative nuk zgjidh asgjë, po të kem mundësi të shkoj deri rruga alternative është i zgjidhur problem. Skaji i fshtit është dy km nga rruga alternative. Këtu nuk preken vetëm banorët e fshatit, por të gjithë ata që vijnë nga veriu. Ne jemi të penalizuar komplet, nuk çojmë dot fëmijët në shkollë, nuk shkojmë dot te ambulancë, nuk shkojmë dot tek toka e mbjellur.
Ne nuk jemi popull që dua sherre, ne duam thjesht me shku në punë”, tha kryeplaku.
Qytetari: Ka probleme në punë, shkollë, unë nuk e kuptoj, është rast unik që nuk të lënë të shkosh në shtëpi. Do vazhdojmë cdo ditë.