Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të zhvillojnë sot takime të ndara në Berlin me kancelarin Olaf Scholz. Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode përmes një postimi në Tëitter. Ai ka shkruar se Scholz do ta mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin kosovar, pas takimeve, në orën 16:00.
Pritet që në takime të diskutohet për situatën në rajon, dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe situatën që është krijuar pas agresionit rus në Ukrainë. Po ashtu, çështja e targave, për të cilën palët nuk janë marrë vesh në takimin e fundit në Bruksel, do tw jetw njw nga pikat e bisedimeve.
Sot është i ftuar edhe Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, që do të ketë takime me kryeministrin Kurti dhe presidentin e Serbisë, në mbrëmje.
Ditë më parë zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano ka konfirmuar se i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të takohet me Kurtin dhe Vuçiç më 4 maj në Berlin, madje ka paralajmëruar se Lajçak do të ketë edhe takim të përbashkët me të dy liderët.
g.kosovari