Në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Shqipëria Live’, ka folur nëna e Valmira Hasimllarit, autores së dyshuar për mbytjen e një fëmije të sapolindur në Korçë.
Ajo u shpreh se nuk ka qenë në dijeni të shtatzanisë së vajzës së saj dhe se sipas llogarive që ajo bën duke mbledhur copëzat e dyshimeve, ajo mendon se vajza e saj ka qenë shtatzënë që në shtator pasi kishte të vjella dhe fëmijën mund ta ketë lindur pas shtatë muajsh në mars.
E pyetur nga gazetari Eraldo Harlicaj nëse mund të jetë abuzuar seksualisht me të bijën, ajo tha se nuk kishte dijeni mbi këtë gjë dhe se po ta dinte, situata nuk do të kishte shkuar deri në këtë pikë. E moshuara tha se muajin e marsit kishte qëndruar në shtëpi me të bijën pasi ajo nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, sepse i ishin ënjtur këmbët dhe zonja kujdesej për nipin të cilin e dërgonte në shkollë.
Nëna e Valmira Hasimllarit: Unë muajin e fundit para se të vinte dhëndri nga Greqia, kam ndenjur në shtëpi me vajzën time pasi ishte e sëmurë dhe unë kujdesesha për djalin dhe e çoja në shkollë. Në atë kohë nuk kishte aromë të pakëndshme në shtëpi.
Me 30 mars u kthye dhëndri. Me tre mars ajo ishte e shtrirë në krevat. Na shtatori a tetori mund të ketë qenë shtatzënë se kishte të vjella.
Eraldo Harlicaj: A mendoni se është abuzuar seksualisht ndaj saj?
Nuk e di, nuk kam pasur dijeni. Po të kisha dijeni nuk do të kishte arritur puna këtu.
Eraldo Harlicaj: Nëna kishte pendesë karshi vajzës se përse nuk kishte këmbëngulur që ajo të merrte mjekimin dhe kishte ndrojtje për faktin se vajza e saj ishte shtatzënë dhe nuk e kishte vënë re. Ajo pretendon se vajz ak alinrur në muajin mars në kohën që ishte shtatë muajshe.
g.kosovari