Sali Berisha ka postuar një foto në rrjetet sociale, për të treguar mbështetjen ndërkombëtare që ka.
Kjo mbështetje përfshin një personazh qesharak, që në Tiranë ka vite që e shet veten si këshilltar i Angela Merkel, të famshmen Evi Kokalari, e cila flet sikur e përfaqëson ajo SHBA-në dhe jo ambasadorja amerikane, një personazh nga Anglia, që i doli emri në listëpagesat ruse dhe një deputet suedez.
“Nje foto pas nje darke me miq te shquar qe moren pjese ne Kuvendin tone:
Lordi James Ëharton, Baron Ëharton of Yarm
Tobias Andersson, deputet i Partise Konservatore Suedeze
Martin Heinz ne Komisionin e Transportit te CDU.
Evi Kokalari, Partia Republikane SHBA.
Ishte nje rast tjeter per te shprehur mirenjohjen time me te thelle per nderin qe na bene me pranine e tyre ne kuvendin tone dhe partive te tyre per mbeshtetjen e çmuar qe i kane dhene Partise Demokratike qe nga themelimi i saj deri sot”, shkruan Berisha.
Me këta të katërt, Berisha do mundë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
/tema/ a.r