Lufta në Ukrainë vijon, ndërsa agresioni i ushtriesë ruse nuk ndalet. Një sulm ka ndodhur në uzinën Azovstal në Mairupol, ku shpërtheu edhe një zjarr i madh. Ndërkohë në Odesa raportohet për viktima, ku është goditur edhe një kishë, ndërsa një 15-vjeçar raportohet të ketë humbur jetën.
OKB-ja ka vlerësuar se që nga fillimi i luftës janë 3 mijë viktima. Sakaq 100 civilët e parë që u evakuuan nga Fabrika e çelikut Mariupol, kanë mbërritur në qytetin e Zaporizhzhia. Një korridor i ri humanitar do të hapet mëngjesin e sotëm për të shpëtuar më shumë njerëz.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në një shkrim në Twitter, bën thirrje që bota të kundërshojë retorikën e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov.
‘Bota duhet të kundërshtojë këtë retorikë të ndyrë dhe të rrezikshme dhe të mbështesë partnerët tanë ukrainas përballë sulmit të egër të Kremlinit.’
Ndërkohë, BE po punon për paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë, e cila parashikon një embargo graduale ndaj naftës dhe tërheqjen e “bankave të tjera” nga sistemi i transaksioneve Swift.
/a.r