Një zyrtar i lartë në Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar për gazetarët se një gjeneral i lartë rus vizitoi rajonin Donbasit në Ukrainë javën e kaluar.
Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtari amerikan bëri të se gjenerali Valery Gerasimov ishte atje edhe pse SHBA nuk e konfirmon nëse ai ishte ishte plagosur, siç tregojnë raportimet e ndryshme. Është “sigurisht e mundur” që ai ka qenë atje për të mbikëqyrur situatën.
Zyrtari e përshkroi ofensivën e Rusisë në lindje të Ukrainës si ‘shumë të vakët dhe minimale në rastin më të mirë.
Zyrtari tha se sulmet ajrore ruse vazhdojnë në Mariupol dhe se trupat ruse po mbështeten gjithnjë në sulme jo shumë të sofistikuara që duhet të hidhen nga lartësitë më të ulëta sesa armët më të avancuara.
Zyrtari amerikan ka shtuar se SHBA-ja ka transferuar më shumë se 70 nga 90 armët e artilerisë së obusit në Ukrainë, si dhe dhjetëra mijëra predha.
Në 24 orët e fundit, 14 fluturime ushtarake amerikane kanë dërguar furnizime në rajon. Megjithatë, asnjë nga helikopterët të parashikuar nga SHBA për Ukrainën nuk është dërguar ende.