I ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në “Dritare TV”, Nako Petro, ish-drejtori i Armo-s, foli lidhur me temën e hidrokarbureve, më specifikisht gazin e lëngshëm dhe se si u vodhën këto pasuri kombëtare pas viteve ’90.
Petro tregoi si bëhej kthimi nga gaz i lëngët në gaz dhe si përftohej ai në raport. Ai tha gjithashtu se gazi i ardhur nga Amerika ka kosto më të lirë se sa ai rus.
“Dhomat mbushen deri në 75% të kapacitetit të tyre dhe lëvizin me 35 km/orë. Pra do shumë kohë të vijë nëse do të marrësh nga një vend i largët. Në 2020 numri I ktyre anijëve shkoi në 500 dhe kanë një kapacitet prej 160-250 metro kub gaz të lëngët.
Kthimi nga gaz i lëngët në gaz volume I tij bie me 600 herë. Pra duhet të kesh 600 metro kub gaz të lëngët për të marrë 1 metër kub gaz. Me kushtet që bursa është sot gazi i ardhur nga Amerika ka kosto më të lirë se sa ai rus”, tha Petro./